Stil jete

A e parashikoi seriali i 2018-ës në Netflix, koronavirusin e 2019-ës?

A e parashikoi seriali i 2018-ës në Netflix, koronavirusin e

“My Secrets Terrius” u publikua në Netflix në 2018-ën dhe tani njerëzit mendojnë se parashikoi koronavirusin e ri, COVID-19.

Një episod i sezonit 10 tregonte se virusi kishte pësuar mutacion dhe mund të përdorej si armë biologjike. “Dikush e bëri atë për të rritur shkallën e vdekshmërisë në 90%”, thotë një mjek gjatë filmit. Më pas shpjegon se ajo që është më e rëndësishme është periudha e inkubacionit nga 2 në 14 ditë.

“Virusi u manipulua për të sulmuar mushkëritë menjëherë, 5 minuta pasi ka hyrë në trup”, thuhet më tej në serial.

Mirëpo termi koronavirus nuk është i ri. Ai është përdorur për një sërë virusesh të së njëjtës familje dhe “corona”, vjen nga fjala “kurorë”, referuar ndërtimit të këtij virusi. Parashikoi filmi COVID-19 apo teoritë konspirative që virusi u prodhua në laborator u frymëzuan nga filmi? Gjithkush beson atë që do.

*Burimi Metro