Së bashku me xhinset skinny, shfletimet në Instagram, Glossier Pink dhe emojit me të qeshur, astrologjia duket se është një gjë tjetër që mund të shtoni në listën e tendencave të brezit të millennials që Gjenerata Z po e hedh poshtë.
Një studim i ri i 2.069 të rriturve amerikanë nga sondazhi Harris, zbulon se mijëvjeçarët janë brezi më i interesuar për astrologjinë me një diferencë të gjerë dhe Gen Z është dukshëm më skeptik. Ndërsa 83 përqind e millennials (X) të anketuar thanë se besojnë disi ose totalisht në astrologji, vetëm 62 përqind e Gen Z thanë të njëjtën gjë.
Mbetet e vështirë të vendosësh një datë të saktë, për valën e rritjes së astrologjisë, por 2017-ta duket se është viti më shpërthyes.
Në vitin 2017-ën, Buzzfeed shpalli se po jetonim në 'Epokën e Re të Astrologjisë', dhe në vitin 2018, Atlantiku bëri të njëjtën gjë. Po atë vit, Neë York Times na tregoi se si 'astrologjia mori përsipër internetin', dhe në vitin 2019, Neë Yorker analizoi 'Astrologjia në epokën e pasigurisë'. Në vitin 2020, Neë York Times pyeste, 'A do ta vrasë Astrologjia Coronavirusin?' Dhe në vitin 2021, Business Insider shkruantej, 'Njihuni me sipërmarrësit e astrologjisë që e kthyen një 2020 të tmerrshme në një bum për industrinë me 2.2 miliardë dollarë.'
Nuk është se njerëzit ndaluan të interesoheshin për astrologjinë pas vitit 2021, por nuk u portretizua më gjerësisht, të paktën në mediat amerikane, si diçka e re dhe emocionuese.
Për të kuptuar reagimet e njerëzve mbi astrologjinë, e rëndësishme është si fillim të kuptojmë pse njerëzit e besojnë astrologjinë.
Përgjigja më e thjeshtë dhe më e qartë është se na tregon për veten tonë, si një kuiz personaliteti (le të jemi të vërtetë, të gjithëve na pëlqen të mendojmë dhe të flasim për veten tonë - e tillë është natyra njerëzore).
Disa sociologë kanë zbuluar se njerëzit i drejtohen astrologjisë në kohë pasigurie, si problemet ekonomike, luftërat, katastrofat natyrore dhe pandemia. Të tjerët kanë argumentuar se astrologjia shërben si një rrugë alternative drejt shpirtërore dhe identitetit, veçanërisht për njerëzit që janë të margjinalizuar në shoqëri. E cila mund të ndihmojë në shpjegimin e interesit të fortë për astrologjinë midis komunitetit LGBTQIA+ - për shembull, sondazhi i Harris zbuloi se 61 përqind e LGBTQIA+ në Amerikë ishin dakord me deklaratën 'Astrologjia më jep më shumë besim', krahasuar me 47 përqind të të gjithë amerikanëve.
Astrologjia është bërë jashtëzakonisht e arritshme dhe e disponueshme. Plus në kohë pasigurish të jashtëzakonshme, njerëzit kërkojnë të gjejnë kuptimin. Një tjetër arsye është se institucionet tradicionale fetare, për shumë njerëz, nuk i shërbejnë më përpjekjes për të gjetur përgjigjet që duan, sepse kanë shfaqur shumë abuzime, seksizëm, racizëm, heteroseksizëm, etj. '
Në periudha të ndryshme shoqërore, intreresi për astrologjinë bie dhe rritet.
Pati një bum në vitet '60 dhe '70. Pastaj në kohën e pandemisë.
Në sondazhin e Harris, 95 përqind e njerëzve të anketuar të paktën e dinin shenjën e tyre të zodiakut dhe 65 përqind thanë se karakteristikat e shenjës së tyre i përshtateshin shumë.
Këto shifra janë pak më të larta për brezin X (96 përqind e dinë shenjën e tyre të zodiakut, dhe 75 përqind mendojnë se është një përshkrim i saktë) dhe pak më i ulët për Gen Z (92 përqind e dinë shenjën e tyre, dhe 61 përqind mendojnë se shenja i karakterizon).
81 përqind brezit X thanë se lexojnë horoskopin në momente pasigurie sidomos në çështjet e marrëdhënieve, krahasuar me 59 përqind të Gen Z.
Nga ana tjetër, skepticizmi mbi astrologjisë është dukshëm më i lartë tek Gen Z.
Rodney ka disa teori se pse ka ndodhur kjo. Millennials janë në moshën 30, 35, 40 , fiks koha kur e kuptoni se jeta nuk ka dalë saktësisht ashtu siç e planifikonit. Njerëzit në këto raste i drejtohen burimeve të jashtme për të provuar të lundrojnë drejt diçkaje me më shumë kuptim.
Monisha Holmes, astrologe, profesioniste e shëndetit mendor, thotë se në përvojën e saj, Millennials dhe Gen Z i afrohen astrologjisë në mënyra të ndryshme. 'Kur punoj me Gen X, ajo që unë gjej është, ata po përpiqen shumë të kuptojnë jetën e tyre,' thotë ajo. 'Ata janë si, çfarë do të thotë kjo për mua? Ku po shkoj? Ndërsa kur unë punoj me Gen Z, ata përpiqen të kuptojnë botën e jashtme. Ata duan të dinë, si mund t'i bëj prindërit e mi të sillen në X, Y dhe Z.
Duke kërkuar për diçka më të thellë
Sigurisht, këto statistika nuk tregojnë se i gjithë brezi Z e urren astrologjinë ose që të gjithë ata të gjeneratës X e duan atë. Siç e përmendi Rodney, astrologjia po lulëzon në Tiktok, e cila ka një bazë të fortë përdoruesish prej 18- 29 vjeç (aka Gen Z dhe Millennials të rinj).