Stil jete

A është ëmbëlsira që gatuajmë edhe ne shqiptarët, më e vjetra në botë?

A është ëmbëlsira që gatuajmë edhe ne

Edhe pse qiqrat dhe fasulet nuk futen në kategorinë e të ëmblave, ato janë përbërësit kryesorë të një prej ëmbëlsirave më të vjetra në botë, madje ata që e kanë provuar, thonë se është edhe me e shijshmja në botë.

A është ëmbëlsira që gatuajmë edhe ne

E beson apo jo, kjo ëmbëlsirë quhet ashure.

Sipas traditës islame, ashurja - e cila shpesh quhet 'Pudingu i Noes' - u përgatit si një pjatë feste nga familja e profetit pasi i mbijetoi përmbytjes së madhe dhe mbetën të izoluar në mal pa pothuajse asgjë. Legjenda thotë se ëmbëlsira u krijua me rreth 12 kokrra frutash të thata, arrash dhe bishtajoresh të ndryshme. Ajo u krijua duke kombinuar çdo përbërës që kishte mbetur ende në arkë.

Pjata është e ëmbël, e pasur në vlera dhe me shije frutash. Kur përgatitet e nxehtë është e lëngshme. Kurse, kur ftohet, ngrin si xhelatinë. Ashtu si ashurja që gatuhet edhe në Shqipëri.

Përveç kurorës si ëmbëlsira më e vjetër në botë, e njohur deri tani, ajo ka edhe një vlerë shpirtërore për Turqinë, prej legjendës.

Ashure do të thotë '10' në arabisht dhe i referohet ditës së dhjetë të muajit Muharrem, muajit të parë të kalendarit islamik. Ëmbëlsira gatuhet në shtëpi gjatë asaj jave dhe u shpërndahet miqve, duke simbolizuar përhapjen e dashurisë dhe bollëkut.

Ndërsa ka receta të panumërta për këtë ëmbëlsirë, përbërësit e zakonshëm përfshijnë qiqrat, fasulet, drithërat, arrat dhe frutat.

A është ëmbëlsira që gatuajmë edhe ne

Receta e Iva Tiço për ashuren, sipas Elif Shafak:

“Ashurja ishte simbol i vazhdimësisë dhe qëndrueshmërisë. Ishte koha të përgatitej kulloshtra e ditëve të lumtura që do t’u vinte fshesën viteve të zymta...”, shkruhet në librin "Bastardja e Stambollit" i autores Elif Shafak prej nga Iva Tiço ka marrë recetën e radhës. Se mbase e ke harruar që sot duhet të bëje ashuren se është dita e saj. Mund ta kesh bërë po nëse bën pjesë në grupin e atyre që kanë harruar, atëherë përvishi mëngët se recetën e ke gati. Është e provuar që shijon, ndaj të duhen vetëm përbërësit dhe vullneti për t`i bërë bashkë të gjithë.

A është ëmbëlsira që gatuajmë edhe ne

Përbërësit

1/2 filxhani me qiqra

1 filxhan me grurë të shtypur

1 filxhan me oriz të bardhë

1 filxhan e 1/2 sheqer

1/2 filxhani me lajthi të pjekura

1/2 filxhani me stika

1 lugë kafeje me vanilje të bluar

1/3 filxhanë me ujë

1/3 filxhani me rrushë të thatë

1/3 filxhani me fiq të thatë

1/3 filxhani me kajsi të thata

½ filxhani me lëkurë portokalli

2 lugë supe me ujë trëndafili

Garnitura

2 lugë supe me kanellë

½ filxhani me thelpi bajamesh të qëruara e të prera për së gjati

½ filxhani me kokrra shege

Përgatitja

Një ditë para përgatitjes, pjesa më e madhe e përbërësve duhen futur të rrinë në lëng, në enë të ndara. Qiqrat lihen në ujë të ftohtë, në një vegsh (enë prej balte), gjithë natën. Po kështu gruri dhe orizi që pasi shpëlahen mirë, futen në ujë në një vegsh tjetër. Fiqtë, kajsitë dhe lëkurët e portokallit lihen në ujë të ngrohtë për gjysmë ore, mandej kullohet uji dhe ruhet mënjanë; kurse frutat grihen dhe trazohen me rrushin e thatë.

Zierja

Enën me katër litra ujë të ftohtë dhe qiqrat brenda i vëmë në zjarr derisa të valojnë, pastaj e ulim zjarrin dhe i lëmë të ziejnë rreth një orë, gjersa të zbuten. Ndërkohë pasi kemi valuar tri litra ujë, hedhim në të grurin dhe orizin dhe i trazojmë shpesh në zjarr të butë, afërsisht një orë, gjersa gruri dhe orizi të squllen. Shtojmë ujin e kulluar, lajthitë e pjekura, stikat e pishës dhe i lëmë të valojnë në zjarr të mesëm dhe rreth një gjysmë ore tjetër. Përzierja duhet të trashet derisa të bëhet veshtullore. Mandej, hidhni vaniljen, rrushin e thatë, fiqtë dhe kajsitë dhe i lëmë në zjarr 20 minuta duke i trazuar vazhdimisht. Pastaj, fikim zjarrin dhe hedhim ujin e trëndafilit. E lëmë ashuren të ftohet në temperaturën e mjedisit për rreth një orë. Mandej, i hedhim përsipër kanellë dhe e stolisim me thelpinj bajamesh dhe kokrra shegësh.