Stil jete

A është flirti tradhti?

A është flirti tradhti?

Edhe kur je në një marrëdhënie, mund të ndodhë që sytë të të ndeshin me dikë që nuk është partneri yt. Kur themi sytë të të ndeshin, e kuptoni vetë se për ç`lloj shikimi e kemi fjalën. Po a quhet një shikim, një gjest, tradhti?

Varet nga qëllimi

Nëse është diçka thjesht momentale, përgjigje ndaj një situate të krijuar, apo si i thonë shprehjes i je qepur me bukë në trastë.

Nuk është teknikisht tradhti, por partneri mund të lëndohet gjithsesi

Duhet pasur kujdes dhe duhen rikujtuar rregullat e marrëdhënies suaj. Nëse partneri është xheloz dhe impulsiv do konsiderojë tradhti edhe mendimin, jo më flirtin.

Për disa çifte, flirti me dikë tjetër mund t`u përmirësojë marrëdhënien

Se të ofron pozitivitet, besim në vete dhe të bën të ndihesh mirë. Kështu këtë e reflekton edhe në lidhjen tënde të cilën e ka kapur rutina.

Jo, nuk është tradhti, por duhet pasur kujdes për të mos thyer besimin e partnerit

Bëji vazhdimisht të qartë partnerit që e do, për të mos pasur asnjë dyshim. As kur gjendet përballë flirtit tënd me dikë tjetër.

Nuk është diçka dhe aq negative, pasi të rikujton se je ende atraktiv

Të rrit vetëbesimin dhe nuk ka më mirë se kaq.

Nuk është zyrtarisht tradhti, edhe pse dinamika është e njëjtë

Shikimi, toni i zërit, mbase një prekje më tepër, dinamika është e njëjtë me tradhtinë, ajo që i ndan është avancimi. Flirti nuk avancon në puthje dhe marrëdhënie intime.

Nëse nuk e bën kur je në praninë e partnerit, mos e bëj as kur nuk je me të (se pastaj quhet tradhti)

Diçka e bërë në mënyrë sekrete, nuk është asnjëherë aq e pastër sa mund të duket.

*Artikulli i Cosmopolitan u përshtat në shqip nga Fabjola Hije