Stil jete

A është i mirë gjumi i pasdites për fëmijët?

A është i mirë gjumi i pasdites për fëmijët?

Gjumi i pasdites është i mirë për fëmijët. Në fakt është i mirë për të gjitha moshat, duke pasur parasysh se si mungesa e gjumit (pak orë gjumë, gjumë i shqetësuar , rënia në gjumë në oraret e gabuara të ditës, etj.) është një problem i vërtetë shëndetësor si për fëmijët ashtu edhe për të rriturit.

Ka dhjetëra studime dhe kërkime që konfirmojnë se si ky lloj gjumi, sado i shkurtër në krahasim me atë të natës, është thelbësor në fëmijërinë e hershme, pasi kontribuon në zhvillimin fizik dhe mendor të fëmijëve, duke i penguar edhe ata që të lodhen shumë, të nervozohen ose të acarohen në mbrëmje.

Gjumi i pasdites është gjithashtu thelbësor për t'i ndihmuar fëmijët të mësojnë më mirë të luajnë dhe të mësojnë përmendësh, si dhe për të siguruar një parandalim të mirë kundër obezitetit , pasi kur janë të lodhur priren të hanë më shumë dhe më keq sesa kur pushojnë.