A është kjo adresa e vërtetë e Presidentit Begaj dhe pse ka diçka që nuk shkon

Një adresë në Instagram me emrin dhe mbiemrin e presidentit të ri Bajram Begaj është bërë aktive prej pak orësh. Ka vetëm 6 postime dhe të gjitha janë foto nga ceremonia e betimit.
Faqja numëron deri tani 895 ndjekës, kurse ndjek 23 profile.
Nuk ndjek as kryeministrin Rama, as ish-presidentin Meta, as Albin Kurtin apo Vjosa Osmanin. Asnjë figurë politike shqiptare.
Profili “Bajram Begaj” ndjek gazetarin Blendi Fevziu, Princin Leka dhe Donald Trump e Volodymyr Zelenksy-n.
Po a është ky vërtet profili i Presidentit Begaj?
Në një prej postimeve shkruhet: “Njoftim i rëndësishëm!
Kjo është faqja zyrtare e Presidentit z.Bajram Begaj e cila menaxhohet nga të afërmit e familjes dhe nga vet Presidenti!”.
Nëse është vërtet faqja e presidentit atëherë me shumë mundësi brenda disa ditësh do të ketë shenjën dalluese të verifikimit, si për çdo personalitet. Nëse është pastaj një adresë fake, do duhej të ishte mbyllur.