Stil jete

A është vërtet shoqja jote e ngushtë? Merre, ule dhe bëji 30 pyetje

A është vërtet shoqja jote e ngushtë? Merre, ule dhe

Nëse je në dilemë a është apo nuk është vërtet shoqja jote më e ngushtë, a përputheni apo jo bashkë dhe a e njeh mirë, bëji 30 pyetjet e mëposhtme.

Cila është një gjë nga e kaluara që dëshiron ta ndryshosh dhe pse?

Ke qenë ndonjëherë krenare për mua?

Cili është momenti më i turpshëm që ke përjetuar ndonjëherë?

Nga se ke frikë më shumë?

Kur ishte hera e fundit që ke qarë dhe pse?

Nëse do të mund të zgjidhje një ditë nga e kaluara që do të doje ta jetoje përsëri, çfarë dite do të ishte ajo?

Cila është gjëja më e çmuar që ke?

Cila është mënyra më e mirë për që të sjellë humorin kur të mungon ?

Nëse do të kishe të gjitha paratë e botës, çfarë do të blije?

Cili është keqardhja më e madhe që ke, deri më tani?

Cila është një gjë që unë nuk e di për ty?

Cila është dhurata më e veçantë që ke marrë ndonjëherë? Çfarë e bën atë kaq të veçantë?

Cili është kujtimi më i hershëm nga fëmijëria?

Cili është kujtimi më i hershëm me mua?

Cila është aroma jote e preferuar?

Cila këngë do të ishte kolona zanore më e mirë në jetën tënde?

Cilat gjuhë të huaja do të dish dhe pse?

Cila është puna jote e ëndrrave dhe pse?

Cili është argëtimi yt i preferuar kur je vetëm?

Çfarë emisioni televiziv shikosh kur ndihesh i trishtuar?

Kur ishte hera e fundit që ke gënjyer dikë?

A më ke gënjyer ndonjëherë?

Cila është gjëja më e rëndësishme për ty në miqësinë tonë?

Cila është arritja jote më e madhe deri më tani?

Si do ta përshkruaje veten me 3 fjalë?

Si do të më përshkruaje mua me 3 fjalë?

Cili është ushqimi yt i preferuar?

A ke qenë ndonjëherë xheloze për mua?

Cili është një libër që të ka ndryshuar dhe si?

Cili është kujtimi më i mirë që ke për ne?