Stil jete

A është zyra një tjetër viktimë e pandemisë?

A është zyra një tjetër viktimë e pandemisë?

Muajin e kaluar Drejtori i Përgjithshëm i Twitter-it, Jack Dorsey lajmëroi që shumë nga punonjësit do punonin nga shtëpia dhe madje edhe pasi pandemia të mbarojë. Edhe kompani të tjera si Facebook apo produesi francez i makinave Psa kanë marrë të njëjtin vendim. Po a është zyra një tjetër viktimë e pandemisë?

Në njëfarë mënyre vdekja e zyrës pritej prej kohësh. Futuristi Melvin Webber parashikoi se do vinte dita që njerëzit të qëndronin në majën e një mali duke mbajtur kontakte realiste me punën, miqtë dhe kolegët.

Kontakti në distancë gjithsesi është më i vështirë se ai ballë për ballë

Nga analistët, tek gazetarët e punonjës të ndryshëm që më parë duhet të shkonin në zyrë që të punonin, po mund ta bëjnë nga shtëpia. Të gjithë ata që punuan apo ende po punojnë nga shtëpia e që i bënë mbledhjet përmes Zoom e dini mirë që nuk është aq e lehtë të komunikosh në distancë me kolegët. Një problem është edhe ndërprerja e herëpashershme që fëmijët bëjnë ndaj prindërve që punojnë nga shtëpia.

Rëndësia e "lidhjeve të dobëta"

Videochat-i që ofrohet në një pjesë të mirë të aplikacioneve mund të mbajë lidhjet e vjetra, por nuk krijon të reja. Puna nga shtëpia nuk lejon krijimin e të ashtuquajturave “lidhje të dobëta”. Këto lidhje krijohen në tren, urban apo me njerëz që s`të lidh puna drejtpërdrejt, por me të cilët ke kontakt gjatë orarit të punës.

Mungesa e kontaktit fizik dhe ulja e ndërveprimit janë një tjetër aspekt i punës nga shtëpia. Dhe në fund, por jo më pak e rëndësishmja është ulja e vlerës së pasurive të paluajtshme. Kërkesa e ulët për blerje dhe marrje me qira të zyrave do ishte një lajm i keq për ata që i disponojnë, por edhe për agjentët imobiliarë dhe ndërtuesit.

Ndaj, sidoqoftë, kompanitë do të bënin mirë të mos i shmangnin plotësisht zyrat, si për të mirën e punonjësve - idetë e reja, inovative dhe bashkëpunuese janë thelbësore – ashtu edhe për mirëqenien e kompanive. Ata mund t`i lejojnë punonjësit të qëndrojnë në shtëpi shpeshherë, por jo përgjithmonë.

*Burimi corriere.it