Stil jete

A mund ta ketë gazetarja me Piter Panin këtë pyetje-këshillë ose duf: Kur do e bësh një fëmijë?

A mund ta ketë gazetarja me Piter Panin këtë

Gazetarja Anisa Ymeri ka një lutje për gjithë shoqërinë dhe sidomos ata që rritin fëmijë: “A është e mundur të mos rrisni fëmijë që bëjnë pyetje: Po ti kur do e bësh një fëmijë?
Statusi i shkruar në Facebook mesnatën e djeshme, pak pas përfundimit të programit me fëmijë “Në kurthin e Piter Panit”, të bën të mendosh që Ymeri i referohet në përgjithësi gjithë shoqërisë, por në veçanti këtij emisioni.

A mund ta ketë gazetarja me Piter Panin këtë

“(Pyetje e përsëritur në ekran për personazhe të famshëm apo të zakonshëm nga moderatorë e gazetarë, jetë e mot se demek interesohen shumë për familjen e atyre që kanë përballë)”, shkruan mes rreshtash, pa përmendur emra.

E ftuar dje “Në kurthin e Piter Panit” ishte këngëtarja nga Kosova Fifi që foli për karrierën, por edhe çështjet personale.

A mund ta ketë gazetarja me Piter Panin këtë

Statusi i plotë:

“A është e mundur të mos rrisni fëmijë që bëjnë pyetje:
Po ti kur do e bësh një fëmijë?

(Pyetje e përsëritur në ekran për personazhe të famshëm apo të zakonshëm nga moderatorë e gazetarë, jetë e mot se demek interesohen shumë për familjen e atyre që kanë përballë).
Fëmija s’ka se si ta dijë por ju që i ushqeni me pyetje të tilla (me mendime të tilla) e dini mirë se shumë gra dhe burra, pra shumë çifte:

E kanë të pamundur të sjellin në jetë një fëmijë ndonëse përpiqen për dekada dhe përjetojnë më të keqen, humbjen e fëmijëve ende pa i sjellë në jetë;

Nuk kanë marrëdhënie të qëndrueshme sa të krijojnë familje, të sjellin në jetë fëmijë;

Rrethanat e jetës i bëjnë të marrin vendime për të mos u bërë prindër...!

Por ka gra/burra që zgjedhin (sepse kështu e ndjejnë) të mos bëhen prindër!

Por kur një pyetje e tillë i bëhet cilësdo grua apo cilitdo çift që del në ekran...nga drejtuese emisionesh, gazetarë, tani edhe fëmijë...tregon për një problem të madh të shoqërisë sonë.

Në shoqërinë tonë, rrisim fëmijë që pyetje të tilla i bëjnë serbes, madje duke i treguar gruas përballë se “është madhe”!