Stil jete

A po na e ndan në dysh kurrizin pandemia?

A po na e ndan në dysh kurrizin pandemia?

Unë jam ulur me shpatullat e mia të përkulura, këmbët lart mbi karrigen time. Nëse do të isha ndonjë lloj makarone, unë do të isha makarona bërryl. Mund të duhen vite që qëndrimi i keq të përmirësojë trupin, por efektet janë kumulative. Ju mund të ndiheni mirë, mirë, mirë për një kohë të gjatë nga një lloj qëndrimi ulur, dhe pastaj kur përkuleni të merrni diçka shpina juaj ndjen dhimbje.

Shani Soloff, themeluese e The Posture People, një kompani e fizioterapistëve me qendër në Stamford, Connecticut, pasi shqyrtoi qëndrimin tim në Zoom, tha se, "ti qëndron e palosur mbi kompjuter, por gjëja më e mirë është që ndryshon pozicion çdo 20 minuta". Ngaqë unë e kam zakon të bëj shpesh një vizitë në frigorifer teksa punoj nga shtëpia. Ajo shpjegoi se një qëndrim i tejzgjatur i muskujve të caktuar mund të krijojë asimetri. Disa vite më parë thuhej se qëndrimi ulur për një kohë të gjatë ishte baraz me pirjen e duhanit, pra i njëjti ves i keq.

Kohët e fundit, ndërsa koronavirusi vazhdon të na mbajë kryesisht në ambiente të mbyllura, duke punuar në zyra të improvizuara, ku tavolina e hekurosjes, e kafenesë janë bërë tavolina pune.

Një sondazh midis 778 punonjësve të softuerit në mbyllje të pranverës së kaluar zbuloi se dhimbja e shpatullave, bërrylave dhe kyçeve ishte dyfishuar. Qëndrimi i keq akuzohet si shkaktar i dispepsisë, kapsllëkut, presionit të lartë të gjakut, dhëmbëve të çarë, orgazmave të rralla, mendimeve negative dhe vështirësive në kryerjen e llogaritjeve aritmetike.

Kur shikohet në profil, shtylla kurrizore mesatare e njeriut, një varg prej njëzet e katër rruazave duhet të formohet si një kalë deti, duke u lakuar butësisht nga nga qafa në bel dhe zonën torakale. Këto tre kthesa na ndihmojnë të mbajmë ekuilibrin, lehtësojmë fleksibilitetin dhe shërbejnë si amortizues.

Kur qëndroni në këmbë, duhet t’i keni këmbët në gjerësinë e shpatullave të hapura dhe paralele, gjunjët të përkulur butësisht, krahët të varur në mënyrë anësore, barkun të tërhequr pak, dhe shpatullat të relaksuara.

Kur trupave tanë u sigurohet mbështetje e jashtme e vazhdueshme, ne shpesh humbasim aftësinë për t'i kryer këto lëvizje vetë. Një fizioterapist thotë se zakonisht nuk u rekomandon pacientëve korrigjues apo ndihmë, sepse ato janë mjete 'pasive' dhe vështirë se e merr kontrollin e vetes.

Lloji më i zakonshëm i korrigjuesit në treg është mbajtësja e sipërme e shpinës për mbështetjen e klavikulës. Kjo duket si një çantë shpine pa paketim, ose si një nga ato jelekët e kafshëve dhe përbëhet nga një material sintetik. Për shkak të tërheqjes, shpeshherë shkakton dhimbje në sqetullat e atyre që i mbajnë. Fillestarët këshillohen ta mbajnë për pesë deri në pesëmbëdhjetë minuta në ditë, dhe pastaj gradualisht të përparojnë në një ose dy orë. Por edhe nëse mban një të tillë për disa kohë, kur ndalon së e vendosuri, muskujt kanë kujtesë dhe rikthehen në pozicionin e tyre të mëparshëm.

Qëndrimi nuk është i rëndësishëm vetëm për shëndetin, por edhe për pamjen. Gjuha e trupit, është një gjuhë e trupit që të gjithë e kuptojnë. “Njerëzit me qëndrim të mirë duken profesionistë dhe të sigurt”, më tha një shoqe që ka frikë se nga qëndrimi i saj mund të duket si ameba.

Rodney Brooks, një robotist, sugjeron që të vendosim dy gozhdë në mur, në gjerësinë e shpatullave për t'u varur në mur, duke vendosur tavolinat dhe kompjuterët para nesh. Kyle Jensen, një pedagog i vjetër në Shkollën e Menaxhimit të Yale, do të lëvizte sytë tanë në nivelin e stomakut për të shmangur zhytjen në ekranin e kompjuterit me kurriz. Sugjerimi më radikal i ridizajnimit të njeriut, për t`iu përshtatur botës moderne erdhi nga një dhjetëvjeçar me emrin Najya, i cili tha, "Unë do të nxirrja shpinën nga trupi, kështu që rrimë më mirë shtrirë në dysheme".

*Artikulli i The New Yorker u përshtat në shqip nga Tiranapost.al