Stil jete

Adele: Pse shumë nga fansat e mi u ndjenë të tradhtuar pasi humba peshë

Adele: Pse shumë nga fansat e mi u ndjenë të tradhtuar pasi humba

Adele ka folur edhe njëherë për humbjen drastike në peshë, por këtë herë për impaktin që ky ndryshim pati tek fansat e saj.

Sot, këngëtarja tregon se shumë u ndjenë të tradhtuar.

Adele: Pse shumë nga fansat e mi u ndjenë të tradhtuar pasi humba

Adele: Pse shumë nga fansat e mi u ndjenë të tradhtuar pasi humba

“Disa njerëz u ndjenë vërtet të tradhtuar; ata thanë 'Oh, ajo u dorëzua para presionit'. Në fakt këto fjalë nuk më shqetësuan aspak, sepse asnjë nga këta fansa nuk ka qenë me mua duke më mbajtur dorën netëve me ankth, kur e gdhija deri në 4 të mëngjesit”, ka thënë Adele.

Ata që e gjykuan ishin njerëzit që vazhdimisht kishin vlerësuar qëndrimin vetëpranues dhe pozitiv të Adele ndaj trupit të saj.

Ishte viti 2020 kur Adele u shfaq e shndërruar, me 45 kilogramë më pak.

Adele: Pse shumë nga fansat e mi u ndjenë të tradhtuar pasi humba

Adele shton se edhe fakti që erdhi krejt i papritur ky ndryshim, pati efektin e vetë. Këngëtarja nuk i kishte treguar askujt për ndryshim e madh që po bënte, deri ditën që postoi fotot e para.

Adele: Pse shumë nga fansat e mi u ndjenë të tradhtuar pasi humba

“E kuptoj pse shtypi ishte i magjepsur nga ndryshimi. Unë kurrë nuk e kam ndarë udhëtimin tim në çdo hap, si shumë të tjerë. Shumica e njerëzve do të kishin DVD që do i shfaqnin tani e që do ishin regjistruar gjatë ndryshimit. Unë e bëra në heshtje, për veten time”, tha Adele.