Adresa në Instagram e Presidentit Begaj është fake

E Martë 26 Korrik 2022, 10:47
TiranaPost
Profili me 6 postime nën emrin e Presidentit Bajram Begaj është fake. Tiranapost shkruante pak më parë në lidhje me këtë profil dhe vinte në dyshim vërtetësinë e tij.
Sipas burimeve të Tiranapost, ky profil është fake. Presidenti ka vetëm një llogari në Facebook dhe një në Twitter.
Kështu që adresa duhet të raportohet dhe më pas bllokohet për të mos shkaktuar konfuzion.