Stil jete

Aknet në adoleshencë rritin shanset për sukses në të ardhmen

Aknet në adoleshencë rritin shanset për sukses në të

Aknet mund të shkaktojnë shqetësime emocionale, të ndikojnë tek vetëvlerësimi dhe madje të lënë shenja të përhershme në fytyrë. Përafërsisht 9.4% e njerëzve vuajnë nga aknet. Sidoqoftë, kjo gjendje mund të ketë një anë shumë pozitive dhe premtuese. Një shans më i lartë për një të ardhme të begatë.

Gjithmonë në kërkim të studimeve të reja dhe interesante, këtë herë Bright Side prezanton disa gjetje të padëgjuara.

Aknet mund të ndryshojnë jetën e adoleshentëve më shumë sa ata presin

Më shumë se 90 mijë studentë me probleme të lëkurës morën pjesë në eksperiment. Rezultatet treguan se vajzat kanë më shumë të ngjarë të shqetësohen për puçrrat sesa djemtë.

Studiuesit vendosën të eksplorojnë më tej për të parë se si adoleshentët përshtaten me këtë situatë dhe si ndikon ajo në zgjedhjet e tyre.

Ndikon si në gjendjen mendore ashtu edhe në jetën sociale

Studiuesit u përqendruan në puçrrat e shkaktuara nga puberteti, raca dhe gjenetika.Një problem që është mjaft i vështirë për t’u trajtuar shpejt, mund të ndikojë në vetëvlerësimin e të rinjve duke i bërë ata të ndihen më pak tërheqës dhe më pak të pranuar shoqërisht nga të tjerët.

Po përfitimet cilat ishin?

U zbulua se studentët që nuk ndiheshin të bukur krahasuar veten me bashkëmoshatarët e tyre, vendosën të bënin përpjekjet e tyre në arsimim dhe zhvillim. Ata kalojnë më shumë kohë veten dhe duke studiuar sesa duke u shoqëruar me miq. Për shembull, u zbulua se kur adoleshentët me puçrra duhej të zgjidhnin midis pjesëmarrjes në klube sportive ose klube që kishin të bënin me studimin, ata kryesisht zgjidhnin këtë të fundit.

Kjo çoi në nota më të larta në shkollë, një performancë më të mirë në krahasim me të tjerët dhe më pak vështirësi për t`u diplomuar.

Pasja e puçrrave mund t`ju shpërblejë

Gjatë studimit, studiuesit arritën të gjenin disa prova se puçrrat mund të lidhen me punë më të mira dhe potencial për të fituar. Një arsimim i mirë dhe një diplomë e mirë mund të hapin më shumë mundësi për studentët. Pra, shanset janë më të mira për të gjetur një punë të mirëpaguar dhe të kënaqshme.

Diçka tjetër që është interesante

Edhe pse ky rezultat vlen për të dy gjinitë, u zbulua pasja e akneve prek më shumë vajzat se sa djemtë dhe sigurisht në fund bën më të suksesshme këtë gjini.  

*Burimi Bright Side