Çamçakëzi të ndryshon formën e fytyrës dhe jo vetëm kaq
E Premte 27 Nëntor 2020, 09:27
TiranaPost
Çamçakëzi ka ekzistuar bashkë me njeriun. Sigurisht jo kaq i mirë sa sot. Sot janë të shijeve të ndryshme. Me sheqer, pa sheqer, me fruta, pa fruta, nëse je një nga ata që e mbaron pakon brenda ditës duhet të dish diçka: Çamçakëzi të ndryshon nofullën dhe muskujt rreth saj.
Nga një njeri fytyrëgjatë me kalimin e viteve mund të bëhesh me nofull të rrumbullaktë ose katrore.
Po ky nuk është i vetmi efekt anësor, nëse mund ta quajmë kështu, i çamçakëzit.
Sidomos tek adoleshentët mund të shkaktojë edhe dhimbje koke.
Çamçakëzi pa sheqer mund të shkaktojë fryrje të stomakut. Kur përtypni, ju gjithashtu gëlltisni ajrin që mund të fryjë barkun tuaj.
*Artikulli i Bright Side u përshtat në shqip nga Tiranapost.al