Amerikanët po dynden në RedNote përpara një ndalimi të mundshëm të TikTok

Përpara një ndalimi të mundshëm të TikTok, përdoruesit amerikanët po grumbullohen në RedNote.
I njohur në Kinë si Xiaohongshu ("libër i vogël i kuq"), RedNote është aplikacioni falas më i shkarkuar në Apple App Store të hënën, 13 janar - gjashtë ditë përpara se ndalimi i TikTok në Shtetet e Bashkuara të hyjë në fuqi.
RedNote përmban një përzierje videosh të shkurtra dhe përdor elementë të ngjashëm me Pinterest, duke u ofruar shikuesve një përzierje të veçorive të videos dhe transmetimit live.
Aplikacioni, i themeluar në vitin 2013, gjithashtu lejon përdoruesit të ndajnë përmbajtje rreth stilit të jetesës dhe review të produkteve.
Të sapoardhurit në RedNote e quajnë veten "refugjatë të TikTok" dhe gjithashtu i referohen aplikacionit si "versioni kinez i Instagramit".