Stil jete

‘Ana e errët e Merit’, një histori që për nga misteri, ua kalon serialeve të Netflix-it

‘Ana e errët e Merit’, një histori që për nga

Dy ditë, kaq u është dashur lexuesve për të mbyllur faqen e fundit të këtij libri. Dhe ku më mirë sesa buzë detit mund të shijohen dhe përfytyrohen skenat e një thriller-i psikologjik? Nëse je fans i Netflix dhe serialeve që të mbajnë frymën pezull, sapo more sugjerimin e duhur.

“Ana e errët e Merit” rrëfen anën e errët të Merit, por edhe vetë Anën. Autorja e librit, Alba Ruço i ka kopsitur me kujdes detajet dhe e ka nisur lojën e misterit që në titull.

‘Ana e errët e Merit’, një histori që për nga
Alba Ruço

Po, emrin ia lexove mirë! Alba është e njëjta me profesionisten e gurëve të çmuar. Është Alba e Argjendari Pirros, që pas një ëndrre, mori lapsin për të shkruar. Autorja tregon se historia iu shfaq si një vegim, në ëndrrën që përjetoi natën e parë të karantinës famëkeqe. U zgjua, e hodhi në letër për të mos e harruar dhe për 30 ditët në vazhdim shkroi gjithë librin. Para botimit, u sigurua që pasazhe të caktuara t`i shoqëronte me ilustrime, se vështirë të ndahet nga arti pamor. Kështu është më interesante, por edhe më pak e vështirë për të zbërthyer kompleksitetin e dy personazheve të librit.

Ngjarjet e jetës së të dyjave zhvillohen në kohë të ndryshme, por bashkohen në një pikë. Të dyja janë nëna të reja, historitë e të cilave ndiqen nga shtatzënia e deri në muajt e parë pas lindjes. Gjatë gjithë kohës të duket sikur njëra është e drejtë dhe tjetra e gabuar, por në fakt nuk është ashtu. Çdo e keqe e ka një të mirë dhe çdo e mirë e ka një të keqe.

“Në këtë rrëfim ndjekim dy personazhe kyçe në rrugëtimin e tyre plot peripeci: rënien dhe ringritjen e tyre. Tek edhe lexuesi përjeton bashkë me to një sërë emocionesh, ndodhitë herë shfaqen sikur nuk kanë një fund e herë rrjedhin furishëm…

A do të shkojë gjithçka sipas një rrjedhe të caktuar në atë ‘filmin’ që shfaqet në ekranin e madh, të mendjes, ku nuk nevojitet një biletë… apo do të ketë një plot tëist marramendës ngjarjesh?! Ngelet për t`u zbuluar!”, shkruhet në Prologun e librit. …dhe e dimë që u intrigove mjaftueshëm.

Me një klik, pa dalë nga shtëpia, apo edhe duke qenë në plazh, mund ta porositësh në Bukinist.

Lexim të këndshëm deri në vazhdimin e tij, në botimin numër 2!