Stil jete

Angelina Jolie dhe gjithë zonjushat e zotërinjtë e familjes bëhen bashkë në një foto

Angelina Jolie dhe gjithë zonjushat e zotërinjtë e familjes

Angelina Joli u shfaq gati me gjithë familjen në premierën e filmit “Eternals”. Ylli i Hollivudit shoqërohej nga 5 fëmijët e saj që tashmë s`janë më fëmijë. Që nga i madhi Maddox e deri tek Zahara, Shiloh, Vivienne e deri tek Knox. I vetmi që mungonte ishte Pax që i ndjek studimet në Kore.

Gati të gjithë i kanë arritur në gjatësi nënës së tyre. Vajzat kanë ruajtur të njëjtat nuanca të tokës, kurse djemtë kanë zgjedhur të zezën.

“Eternals” është një film aksion që e ka premierën botërore më 5 nëntor. Në të luan edhe Salma Hayek e Kit Harington.