Angelina Mango është zgjedhur fituesja e festivalit “Sanremo 2024”. Këngëtarja 22-vjeçare, me këngën “La Noia” shkruar së bashku me Madame, ka marrë 40.3 për qind të totalit të votave, me Televotim, Press Room dhe juria e radios.
Kanë kaluar 10 vjet që kur një grua fitoi festivalin e Sanremos. Suksesi i fundit daton në vitin 2014, kur Arisa fitoi me Controvento.
Ndërkohë në finalen e edicionit të 74-të të festivalit të Sanremos, Geolier u rendit i dyti, ndërsa e treta ishte Annalisa.