Apple dhe kompanitë e fluturimit lidhin marrëveshje për të gjetur valixhet e humbura
Si një marrëveshje e re mund t'u japë pasagjerëve fuqinë për të ndihmuar linjat ajrore të gjejnë bagazhin e humbur. Me nxitimin e nisjes së udhëtimeve për pushime, AirTag i Apple mund t'u japë pasagjerëve fuqinë për të ndihmuar linjat ajrore të gjejnë bagazhet e tyre të humbura. Kjo gjithsesi nuk është një zgjidhje 100% e sigurt, por 90%
Gjurmuesi është sa një monedhë dhe vendoset tek bagazhet e lidhet me Apple.
Apple e di se njerëzit kanë filluar të mbështeten në AirTag ndërsa lëvizin nëpër botë dhe kompania është gati t'i bëjë këto aksesorë udhëtimi edhe më të dobishëm. Si pjesë e përditësimit më të fundit të sistemit të saj operativ celular iOS 18, Apple po i lejon njerëzit të ndajnë connection të sigurt për vendndodhjen e AirTag-eve të tyre me palët e treta. Kjo së shpejti do të përfshijë linjat ajrore.
Deri më tani nëse bagazhi juaj zhdukej, ju mund ta shihnit se ku ishte, por kjo nuk do të thotë që linja juaj ajrore mund ta shihte. Nuk kishte një mënyrë efektive dhe në kohë reale për t'i vërtetuar linjës suaj ajrore se bagazhi ishte aty ku thatë. Kjo sillte edhe debate mes pasagjerëve dhe linjave ajrore.
Apple tani është duke mbyllur ciklin dhe bashkëpunuar drejtpërdrejt me linjat ajrore, në mënyrë që të dhënat tuaja të vendndodhjes Find My Item të mund të integrohen drejtpërdrejt në procesin e shërbimit të klientit për gjetjen e bagazheve të keqpërdorura ose të vonuara. Është një hap që do të zvogëlojë sasinë e çantave që humbasin çdo vit në tranzit, të cilat zakonisht arrijnë në dhjetëra milionë.
Një partner kryesor në përpjekjen e Apple për t'i bërë bagazhet më të gjurmueshme është Sita, një kompani teknologjike që prodhon teknologjinë e gjurmimit të bagazheve WorldTracer, e cila përdoret nga mbi 500 linja ajrore dhe operatorë tokësorë në më shumë se 2800 aeroporte në mbarë botën.
“Me trafikun global të pasagjerëve që do të dyfishohet deri në vitin 2040, aeroportet dhe linjat ajrore në mbarë botën do të përballen me sfida të rëndësishme”, tha Nicole Hogg, drejtoresha e bagazheve të Sita.
Ky duket si fillimi i fundit të rrugës për bagazhet e humbura.