Arkeologët zbulojnë obsesionin e romakëve të lashtë për t’u depiluar

Arkeologët kanë gjetur dhjetëra piskatore romake në Britani, duke zbuluar obsesionin e kulturës së lashtë për heqjen e qimeve. Mjetet e thjeshta do të ishin përdorur jo vetëm për shkuljen e vetullave, por edhe për heqjen e qimeve të padëshiruara, duke përfshirë edhe sqetullat.
Cameron Moffett, kurator i Trashëgimisë Angleze, tha se zbulimi ishte një nga më të mëdhenjtë e këtij lloji në Britani, duke treguar se piskatoret ishin një "aksesor popullor".
“Avantazhi i piskatores ishte se ishte i sigurt, i thjeshtë dhe i lirë, por për fat të keq jo pa dhimbje,” tha ai.
Romakët e vlerësonin shumë higjienën personale, duke bërë banjot në grup çdo ditë. Shumë njerëz do të kishin patur kompletet e tyre personale të pastrimit, duke përfshirë pastrues thonjsh dhe piskatore.