Stil jete

Arsyet përse të gjithë duhet të fillojmë të këndojmë në dush

Arsyet përse të gjithë duhet të fillojmë të

Studimi i fundit i kryer në Australi zbuloi se një në 5 persona këndon në dush dhe disa besojnë se janë mjaft të mirë për të fituar një konkurs në realitet. Pavarësisht se si mund të jetë vokali juaj, të kënduarit gjatë dushit mund t'ju bëjë të ndiheni më të lumtur.

Cilat janë përfitimet shëndetësore të të kënduarit në dush:

1. Ul presionin e gjakut

Të kënduarit ka një efekt qetësues në trupin dhe mendjen tonë dhe mund të ndihmojë në normalizimin e presionit të gjakut. Gjithashtu zvogëlon kortizolin, një hormon që rrit presionin e gjakut dhe rrit sheqerin në gjak. Një nivel i lartë i kortizolit mund të rezultojë në inflamacion në trup, stres, goditje në tru dhe diabet tip 2.

2. Përmirëson sistemin tuaj imunitar

Sipas studiuesve të kënduarit mund të na ndihmojë të luftojmë viruset. Ajo rrit imunoglobinën A që na mbron nga infeksionet. Tani që e dini që interpretimi i këngës tuaj të preferuar mund t'ju ndihmojë të qëndroni të shëndetshëm, keni një arsye më shumë për të kënduar gjatë dushit.

3. Ul stresin

Një studim tjetër në Suedi ka treguar se të kënduarit ka një efekt qetësues dhe mund të ngadalësojë rrahjet e zemrës. Ndihmon gjithashtu trupin tuaj të çlirojë oksitocinë që mund të ngrej humorin tuaj dhe të luftojë ankthin. Të kënduarit në dush mund të zvogëlojë ndjenjat e depresionit ose të vetmisë dhe mund t’ju ??japë të njëjtën ndjenjë që keni kur përqafoni të dashurit tuaj.