Stil jete

Në Australi asnjë shef nuk mund të shkruajë, telefonojë punonjësit pas orarit të punës, me ligj

Në Australi asnjë shef nuk mund të shkruajë, telefonojë

Në Australi është miratuar një ligj sipas të cilit punonjësit kanë të drejtë të injorojnë shefat e tyre nëse i kontaktojnë jashtë orarit të punës.

Punëdhënësit kanë ende të drejtë të përpiqen të kontaktojnë punonjësit e tyre, por tani ata kanë të drejtë të refuzojnë të përgjigjen (në email, mesazh ose telefonatë) përveç nëse një vendim i tillë interpretohet si “i paarsyeshëm”.

Shkelja e vendimit mund të çojë në një gjobë deri në rreth 12,000 dollarë amerikanë për një punonjës, ose deri në rreth 63,000 dollarë gjobë për kompanitë.

Miratimi i ligjit të ri u mirëprit nga sindikatat dhe grupet e të drejtave të njeriut dhe u kritikua nga shoqatat e punëdhënësve, të cilët thanë se ligji mund të ketë një ndikim negativ në produktivitetin

Vetëm vitin e kaluar, sipas të dhënave nga Instituti Australian, punonjësit kanë punuar 281 orë shtesë të papaguara, për një vlerë të llogaritur prej 130 miliardë dollarë.