Stil jete

Asnjëherë mos i bëni partnerit tuaj këto pyetje në lidhje me Ish-in

Asnjëherë mos i bëni partnerit tuaj këto pyetje në

Natyrisht që do të jeni kurioz të njihni personat me të cilët partneri juaj ka patur një marrëdhënie dhe arsyen pse u ndanë. Por kjo është një temë e ndjeshme ndaj situata kërkon që të ecni me kujdes. Jo vetëm për të qenë të kujdesshëm ndaj ndjenjave të tij ose të saj, por edhe për të shmangur një ndikim në marrëdhënien tuaj.

Mos e pyesni kurrë partnerin pr këto gjëra në lidhje me ish-in:

Jeta seksuale

Pse do të dëshironit të shkatërroni veten duke pyetur se si ishte seksi me ish-in? Kjo është torturë e thjeshtë jo vetëm për veten tuaj, por edhe për partnerin tuaj, i cili duhet t'i përgjigjet edhe kësaj! Krahasimet mund të shkatërrojnë marrëdhënien tuaj.

Do më shumë mua apo atë?

Një pyetje vërtet e pandjeshme dhe e padrejtë! Së pari, është e gabuar të krahasosh dhe pastaj t'i bësh personit tjetër një pyetje të tillë. Ju duhet t'i besoni vetes. Kjo nuk është gjë tjetër veçse pasiguri dhe mund ta përkeqësojë marrëdhënien.

A e pëlqente familja jote?

Ai person është në të kaluarën. Pra, pse dëshironi të dini nëse familja e tij/saj e pëlqente.Kjo e kaluar nuk ka asnjë lidhje me marrëdhënien tuaj aktuale. Kjo thjesht mund t'ju bëjë të dëshironi të provoni veten dhe të konkurroni me dikë që i përket të shkuarës.

Emri

Në një botë të mediave sociale ku ne mund dhe priremi të kërkojmë për të gjithë njerëzit për të cilët dëgjojmë, emri i ish-it është pyetja e fundit që duhet të shmangni.