Stil jete

Ata bënë një ''divorc gjumi" dhe martesa e tyre u përmirësua

Ata bënë një ''divorc gjumi" dhe martesa e tyre u

Elizabeth Pearson dhe burri i saj, Ryan Pearson, kanë qenë të martuar për 16 vjet, dhe për gjysmën e asaj kohe, ata kanë fjetur në dhoma gjumi të ndara.

Ryan në një rast goditi Elizabeth në fytyrë një rast ndërsa ajo flinte,. “Zgjimi i zemëruar me të çdo mëngjes po shkaktonte një përçarje në marrëdhënie.”

Çifti tani ndan një shtëpi mesdhetare me gjashtë dhoma gjumi dhe katër banja në Kaliforni, të cilën e blenë në 2017 për 1.5 milionë dollarë.

Tani, Ryan fle në katin e parë, dhe Elizabeth fle në të dytin, secili në një dhomë gjumi me një banjë brenda. Dhe martesa e tyre po lulëzon.
Ashtu si Pearsons, shumë çifte sot po zgjedhin një "divorc gjumi", në vend që të ndjekin rrugën tipike martesore të ndarjes së një shtrati. Sipas një sondazhi të kryer në mars 2023 nga Akademia Amerikane e Mjekësisë së Gjumit, 35% e amerikanëve flenë në dhoma të veçanta herë pas here ose vazhdimisht. Trendi i të fjeturit të ndarë nuk është asgjë e re

Ekspertja e gjumit Ëendy Troxel, tha se çiftet kanë fjetur të ndarë për shekuj me radhë. Ajo tha se të flesh veçmas nuk do të thotë domosdoshmërisht se një çift ka probleme në marrëdhënie. “Ka të bëjë më shumë se si çiftet arrijnë në vendimin për të fjetur të ndarë,” tha ajo.