Ata janë të martuar prej 35 vitesh dhe ja cila është gjëja që nuk e bëjnë kurrë, për të pasur një lidhje të suksesshme

Psikologët John dhe Julie Gottman janë të martuar prej 35 vjet. Ata kanë studiuar më shumë se 40,000 çifte gjatë këtyre viteve dhe kanë vetëm 1 këshillë për të bërë marrëdhënien të funksionojë dhe t’i rezistojë kohës.
“Ne kemi qenë të martuar me njëri-tjetrin për 35 vjet, kështu që kemi mësuar disa gjëra mbi mënyrat se si duhet të ndërtojmë një marrëdhënie të suksesshme dhe afatgjatë. Por kjo nuk do të thotë që ne nuk bëjmë gabime. Ne grindemi me njëri-tjetrin, sepse mbi të gjitha jemi njerëz. Megjithatë, ka një gjë që kemi mësuar të mos e bëjmë kurrë: të debatojmë kur jemi të ngarkuar emocionalisht,” shprehen ata.
Kur e ndjejmë që jemi të ngarkuar emocionalisht
Vërshimi emocional ndodh kur ndihemi të mbingarkuar psikologjikisht dhe fizikisht. Në këtë moment ndodh shpesh që trupi ynë ndjen rrezikun gjatë një konflikti dhe na pengon të kemi biseda produktive.
Disa shenja të gjendjes së ngarkuar emocionale:
- Zemra juaj rreh më fort dhe ndjeni vështirësi në frymëmarrje.
- Nofulla ose muskujt tuaj shtrëngohen.
- E keni të vështirë të dëgjoni partnerin tuaj.
- Ju përqendroheni në çdo gjë tjetër veç asaj që vërtet mendoni.
- Ju doni të ngrini zërin dhe të thoni gjëra negative, të ikni, ose të injoroni partnerin tuaj.
Këto sjellje mund të dëmtojnë besimin e partnerit tek ju dhe themelet e marrëdhënies suaj. Prandaj më e mira është që të mos vazhdoni komunikimin me njëri-tjetrin.