Stil jete

Ata që kishin planifikuar dasmën do martohen këtë verë!

Ata që kishin planifikuar dasmën do martohen këtë verë!

Një lajm i mirë për çiftet që kishin planifikuar dasmën këtë verë. Mbas një takimi të Ministrit të  Turizmit Blendi Klosi me përfaqësues të kompanive të eventeve, u arrit në një vendim: nga data 23 qershor do mundësohet lirimi i masave dhe lejimi i ceremonive martesore.

Sigurisht që do ketë një protokoll dhe rregulla të reja për të zbatuar. Një numër të reduktuar të ftuarish dhe respektim të kushteve të higjienës. Po në fund të fundit a nuk është kjo ajo që çdo çift do? Një dasmë të vogël, vetëm me njerëzit më të afërt, pa të ftuarit e largët për hir të mamit dhe babit?