Stil jete

Ataket e panikut vinin prej tumorit në tru. Historia e gruas që u kurua gabim me Xanax

Ataket e panikut vinin prej tumorit në tru. Historia e gruas që u

Simptomat e Kim Grau nisën ta shqetësonin që në 2017-ën. Në atë kohë i dukeshin të çuditshme. Tani jo më, se ia di shkakun. Megjithatë sërish e ka të vështirë t`i përshkruajë.

Ajo nisi të përjetonte në fillim rikujtime të çuditshme, pastaj episode frike, të cilat mendonte se ishin sulme paniku. Pastaj ishte mjegulla e trurit, e cila në fillim ishte diçka e lehtë, por më vonë arriti në pikën ku Grau duhej të fokusohej vërtet për të qenë pjesë e një bisede. Ajo ende kujton pjesëmarrjen në një konferencë ku e pyetën emrin e kompanisë për të cilën punonte dhe mbeti pa përgjigje.

Ataket e panikut vinin prej tumorit në tru. Historia e gruas që u

“Nuk mund ta kujtoja se ku punoja. Po përpiqesha ta gjeja, por jo. U ndjeva shumë në siklet. Isha 34 vjeç dhe e dija se ku punoja, thjesht s`po e lidhja dot mendimin”, tregon ajo.

Simptomat e Graut fillimisht ishin sporadike, por u intensifikuan dhe u bënë më të shpeshta me kalimin e kohës.

E shqetësuar për shëndetin e saj mendor dhe duke ndjerë se simptomat intensifikoheshin me kalimin e viteve, Grau nisi të takonte një terapist në fillim të vitit 2020. Ai e referoi në një psikiatër, i cili konfirmoi se ajo kishte të ngjarë të përjetonte sulme paniku dhe i kishte dhënë Xanax, një ilaç për të trajtuar ankthin dhe panikun.

Kur Grau mendonte se po kalonte një sulm paniku, pinte një nga pilulat. Po kjo nuk e ndihmoi.

Vetëm në pranverën e vitit 2020 një incident i frikshëm më në fund e çoi në një diagnozë. Në atë të vërtetën. Në mëngjesin e 25 prillit, burri i Graut, Anders, u zgjua nga ulërima e saj. Kur u përpoq ta ngushëllonte, pa se ajo ishte pa ndjenja, me krahët e ngurtësuar dhe me nofullën e shtrënguar. Grau kishte pësuar një sulm total që kishte përfshirë gjithë trupin.

Pasi çifti nxitoi në spitalin më të afërt, një MRI dhe testet shtesë zbuluan se çfarë nuk shkonte: Grau kishte një tumor që rritej thellë në trurin e saj. Ai tumor po shkaktonte konvulsione, të cilat çoni në disa nga simptomat e çuditshme që ajo përjetoi.

“Disa njerëz nuhasin erë të djegur, të tjerë përtojnë vazhdimisht deja vu”, edhe këto mund të jenë shenja, sipas mjekut.

“Nëse masa është afër zonës së lëvizjes, do të shihni dridhje ose nëse është afër zonës shqisore, pacienti do të përjetojë ndjesi shpimi gjilpërash”, shtoi ai.

Njerëzit shpesh diagnostikohen gabimisht me sulme paniku, sepse ato janë shumë më të zakonshme sesa një tumor.

Disa njerëz dëgjojnë tinguj që nga fëmijëria ose përjetojnë aroma të njohura nga ajo epokë – ndjesi që mund të jenë të vështira për t'u përshkruar për një pacient që mund të mendojë se po çmendet.

Grau kishte një tumor neuroepitelial disembrioplastik (DNET) - një rritje beninje që ndodhej thellë në lobin frontal të trurit të saj. Ajo e hoqi në janar të 2021-shit.

Ata hoqën sa më shumë nga tumori që të ishte e mundur, megjithëse mjeku tha se pjesët mikroskopike të tij ndonjëherë mund të mbeten, që do të thotë se pacienti ka nevojë për imazhe të rregullta për t'u siguruar që nuk do të rikthehet tumori me kalimin e kohës.

Grau dhe burri i saj, Anders, tani janë në pritje të fëmijës së tyre të parë tani.