Stil jete

Baba i 550 fëmijëve nëpër Europë, hidhet në gjyq burri i fiksuar pas dhurimit të spermës

Baba i 550 fëmijëve nëpër Europë, hidhet në gjyq

Jonathan Jacob Meijer, nga qyteti i Hagës, akuzohet se ka mashtruar qindra gra duke u thënë atyre se do t'i ndihmonte të bëheshin nëna dhe ka tejkaluar në shifra ekstreme. Nuk janë 25 gra, por më shumë se 500.

Grupi i avokimit The Donor Child Foundation ka paditur 41-vjeçarin për ta penguar atë të dhurojë spermë në vazhdim.

Autoritetet thuhet se e futën në listën e zezë muzikantin në vitin 2017, pasi Shoqata Hollandeze e Obstetrikës dhe Gjinekologjisë deklaroi se ai kishte ndihmuar në konceptimin e 100 foshnjave përmes 10 klinikave të ndryshme.

Ai u akuzua se kishte mashtruar qindra gra në mbarë botën dhe Ishte bërë baba i rreth 550 fëmijëve.

Aktualisht kërkohet që çdo material i marrë nga Meijer që është ende në ruajtje të shkatërrohet.

Autoritetet thonë se "shërbimin" e tij ai po e ofron edhe përmes faqeve online, pra privatisht, në Danimarkë dhe Ukrainë.

Shumë gra e kanë hedhur në gjyq, pasi i tremben të ardhmes së fëmijëve nesër. Ata mund të martohen me njëri-tjetrin.