Stil jete

Babagjyshi që ka ngjallur debat në Itali

Babagjyshi që ka ngjallur debat në Itali

25 dhjetori po afrohet gjithnjë e më shumë, por fryma e Krishtlindjes, në Modena është vënë në provë. Arsyeja janë polemikat prej Babagjyshit gjigant të vendosur në qendër të qytetit që mban veshur një tutu (fund dantelle, që në këtë rast janë shiritat e festave).

Instalacioni i krijuar nga artisti Lorenzo Lunati dhe i vendosur në Piazza XX Settembre, po shkakton reagime të shumta. Në këtë valë është përfshirë edhe politika.

Nga njëra anë janë ata që thonë se Babagjyshi nuk mund të veshë fund. Babagjyshi duhet të jetë burrëror me mjekrën e bardhë dhe i kërrusur.
Nga ana tjetër janë ata që thonë se politika nuk ka punë të ndërhyjë në këto çështje kaq fëminore.

Edhe nga Forza Italia ka kritika. Menaxheri rajonal i Forza Italia, Luca Negrini, e përkufizon instalacionin si një përfaqësim që shkatërron imagjinatën e përbashkët të çdo fëmije mbi përrallën e Krishtlindjes.

Por Lorenzo Lunati, krijuesi, mbron besimin dhe veprën e tij.

Babagjyshi që ka ngjallur debat në Itali

"Ky Babagjysh është një himn për butësinë. Unë u frymëzova nga një balerin që ngrihet vetëm pak nga toka për të fluturuar lehtë në qiell. Mendoj se kjo është ajo që na duhet në këtë periudhë. Diçka që na lejon t'i marrim gjërat pak më pak seriozisht”.

Lunati thekson më tej se puna e tij është një dhuratë për gjithë qytetin dhe kërkon që politika të mos përzihet.

"Përkundrazi, është një dedikim për të gjithë ata që punojnë në fushën e artit dhe argëtimit, të gjithë atyre që janë sipër, poshtë apo pranë skenës, që në dy vitet e fundit kanë jetuar pa të ardhme. Kjo është e vetmja përgjigje që do t'iu jap atyre që janë aq të pakënaqur sa të ndihen të kërcënuar nga një njeri i lumtur që kërcen", shton më tej Lunati.

Në fakt fëmijët e kanë shijuar shumë këtë instalacion. Të shtunën e kaluar ata mbushën sheshin dhe hidhnin monedha në instalacion për ta bërë babagjyshin të kërcente.