Stil jete

Banakierët tregojnë përse urrejnë ta përgatisin 'Espresso Martinin', pijen më në modë

Banakierët tregojnë përse urrejnë ta përgatisin

Sasha Minkovsky, e cila punon në një ndërmarrje teknologjike në Manhattan, ende e mban mend natën, në fillim të kësaj vere, kur pa sesi një staf i tërë bari u bë lëmsh. Ajo ishte në Dr Clark, në Chinatown që është bërë një hit. Dhe në këtë natë të veçantë, të gjithë donin të njëjtën pije: një espresso martini.

“Kishte shumë njerëz atje që bënin karaoke në një hapësirë ??të vogël dhe ishte si të kishte rënë zjarri. Të gjithë po porositnin. Ishte kaos. Në bar nuk mund as të lëvizje. Kishte qelqe kudo. Dikush nga stafi bashkoi të tjerët dhe u tha: Duhet të bëjmë diçka për këtë. Njëri nga djemtë bërtiti pastaj: ' Jo më! Ju lutem! Nuk ka më Espresso Martini”, tregon ajo.

Ky nuk ishte një incident i izoluar. Duket e habitshme, por është e vërtetë: Espresso Martini është pija më e përdorur e vitit 2021. Është si Vodka Red Bull i fundit të viteve 2000.

“Unë ndoshta kam bërë më shumë Espresso Martini vitin e kaluar sesa në gjithë pjesën tjetër të punës sime si banakier”, thotë baristi i vjetër i Nju Jorkut, Ben Rojo. Kërkesa është bërë aq ekstreme saqë, në Café Altro Paradiso, në Soho, stafi i barit merr ekspresin e tij para kohe për t'u përgatitur për përmbytjen e porosive që vijnë çdo natë.

Megjithatë përbërja unike e kësaj pijemund të shkaktojë probleme për banakierët. Problemi është jo vetëm tek përbërja, por edhe tek përzierja. “Jo pak herë më ka shpërthyer në këmishë e më ka lënë njolla, pas duhet tundur shumë”, tregon dikush tjetër.

Një tjetër banakier thotë: “Popullariteti e bën pijen edhe më zhgënjyese, sepse është e pamundur të kuptosh nëse njerëzit vërtet e pëlqejnë atë, apo thjesht e pijnë ngaqë është në modë. Kjo është e neveritshme”.

Një tjetër banakier Orlando Franklin McCray tregon përpjekjet e tij për të shmangur bërjen e pijeve. “Unë nuk i mbaj përbërësit në banak në mënyrë që të mos i bëjmë. Nuk do të thosha që ka një pije që e urrej ta bëj, por kjo është bezdi”.

Si përgatitet?

Rreth 50 ml vodka, 25 ml liker kafeje, 50 ml ekspres dhe 25 ml shurup të thjeshtë në një “shaker” të mbushur me akull që duhet të shkundet derisa të bashkohet dhe ftohet mirë. Më pas kullojeni në një gotë dhe zbukurojeni me disa kokrra kafeje.