Vepra e Maurizio Cattelan e një bananeje të ngjitur me shirit në mur ka arritur të shitet për 6.2 milionë dollarë (4.9 milionë £) në Sotheby’s në Nju Jork – katër herë më e lartë se vlerësimet e para-shitjes.ertisement -
Shtëpia e ankandeve thotë se sipërmarrësi kinez i kriptomonedhave, Justin Sun, i tejkaloi gjashtë rivalët e tjerë për të marrë instalacionin “Komedian” të artistit vizual italian të mërkurën, shkrua BBC.
“Në ditët në vijim, unë personalisht do të ha banane si pjesë e kësaj eksperience unike artistike”, citohet të ketë thënë Sun.
Banania e ngjitur – tani ndoshta një nga frutat më të shtrenjta të shitura ndonjëherë – në fakt u ble më herët gjatë ditës për vetëm 0.35 dollarë, sipas Neë York Times.