Stil jete

Barack Obama ka një këshillë për Gen Z: Ky qëndrim do ju bëjë të domosdoshëm në punë

Barack Obama ka një këshillë për Gen Z: Ky qëndrim do

Sekreti për të ndërtuar një karrierë të suksesshme është të bëhesh një zgjidhës më i mirë i problemeve, thotë ish-presidenti Barack Obama.

Pavarësisht se çfarë trondit ekonominë –pandemia, inteligjenca artificiale apo ndryshimet klimatike – të qenit një punonjës i shkathët dhe i adaptueshëm do t’ju bëjë të domosdoshëm, tha Obama për podcastin “This Is Working”.
Kjo është veçanërisht e vërtetë për Gen Z, shumë prej të cilëve e filluan karrierën e tyre online në kulmin e pandemisë.


“Këshilla më e rëndësishme që u jap të rinjve është … thjesht mësoni se si t’i kryeni gjërat,” shpjegoi Obama. “Kam parë njerëz që janë shumë të mirë në përshkrimin e problemeve, njerëz që janë shumë të sofistikuar në shpjegimin pse diçka shkoi keq ose pse diçka nuk mund të rregullohet, por ajo që unë jam gjithmonë duke kërkuar sado i madh apo i vogël të jetë problem është dikush që thotë, ‘Më lër të kujdesem unë për këtë’”.


Projektimi i një qëndrimi”çfarëdo që të jetë e nevojshme, unë mund ta përballoj atë”, shtoi ish-presidenti, do t’ju ndihmojë të ndërtoni një raport të fortë me kolegët dhe menaxherët tuaj. “Kushdo që drejton atë organizatë do ta vërejë, jua premtoj,” tha ai.