Stil jete

Barbie e parë në botë me aparat dëgjimi

Barbie e parë në botë me aparat dëgjimi

Mattel, prodhuesi amerikan i kukullave 63-vjeçare, po nxjerr në treg një grup të ri kukullash në qershor, si pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme drejt diversitetit dhe gjithëpërfshirjes.

Këtë qershor do të dalë në shitje kukulla Barbie me aparat dëgjimi.

Barbie e parë në botë me aparat dëgjimi

Kukulla Ken (versioni mashkull) do të shfaqet me sëmundjen e lëkurës vitiligo. Kjo do t`i ndihmojë fëmijët që të shohin veten të reflektuar, ose të pranojnë të tjerët ashtu siç ata janë. Sipas shefes së Mattel, Lisa McKnight fëmijët duhet të inkurajohen të luajnë me kukulla që nuk u ngjajnë atyre për t'i ndihmuar të kuptojnë të ndryshmit.

Për Barbie-n me aparat dëgjimi, kompania kërkoi ekspertizën e Dr. Jen Richardson, për të ndihmuar në imitimin e saktë të pajisjeve prapa veshit.

Kurse kukullat mashkullore Barbie tani do të shiten me më pak masë muskulare.

Barbie e parë në botë me aparat dëgjimi

Gama e kukullave të Barbie është bërë gjithnjë e më e larmishme vitet e fundit. Në vitin 2019 një Barbie bionde, me sy blu u shfaq në një karrige me rrota. Në vitin 2020, kompania zbuloi një Barbie me ngjyrë me sëmundjen e lëkurës vitiligo - ajo ishte një nga më të shiturat nga linja Fashionista në SHBA atë vit, sipas kompanisë.