BE po planifikon të zhdukë letrat e sheqerit në lokale e çdo paketim tjetër të vogël

Qesja apo letrat e sheqerit, qesja e sallatës, qeset e vogla me ketchup, shishet e vogla të shampove të hotelit mund të zhduken nga jeta jonë e përditshme deri më 31 dhjetor 2027. Dhe konsumatorët e pijeve dhe ushqimeve të gatshme do të duhet të mësohen të mbajnë shishe personale për t`u përdorur, larë dhe ripërdorur.
Konsumi i ushqimit dhe pijeve në hotele, restorante dhe shërbime katering do të sigurohet gjithmonë në enë tavoline të ripërdorshme. Këto janë disa nga pasojat në jetën e konsumatorëve nëse Rregullorja e re Evropiane e Paketimit (PPëR) hyn në fuqi. Ajo u publikua nga Komisioni i Mjedisit i Parlamentit Evropian, më 24 tetor. Ndërkohë që legjislacioni do të diskutohet gjatë seancave plenare të parlamentit midis 20 dhe 23 nëntorit dhe gara për ndryshime në nene ka nisur tashmë.