Stil jete

Bill Gates do lumturojë këdo që lexon këtë deklaratë të tij për kohëzgjatjen e virusit

Bill Gates do lumturojë këdo që lexon këtë

Shumë gjëra që i ka thënë botës bashkëthemeluesi i ‘Microsoft’, Bill Gates, kanë rezultuar të vërteta, përfshirë edhe parashikimin për virusin që ka frikësuar vendet.

Dhe ndërsa njoftoi se do të bënte një komunikim online ku njerëzit mund ta pyesnin për gjithçka, shumica e tyre ishin kuriozë të dinën ndonjë informacion apo mendim që mund të kishte ai për koronavirusin. Ai tha se nëse merren dy masat e duhura, testimi dhe izolimi, atëherë vendet mund t’i rikthehen normalitetit për 6-10 javë.

“Duhet të rrimë të qetë. Edhe pse është një situatë e paprecedentë. Ajo që ndodhi në Kinë është skenari më kritik që kemi. Ata u izoluan dhe ishin në gjendje të zvogëlonin numrin e rasteve. Ata po testojnë dhe shmangën përhapjen e infeksionit më tej. Nëse një vend bën një punë të mirë në dy fronte - në testimin e njerëzve për virusin dhe zbatimin e kufizimeve - atëherë brenda 6-10 javësh ai vend mund të ketë shumë pak raste të reja dhe të jetë në gjendje t’i kthehet sërish normalitetit”, tha Gates.

Ai shtoi se vendet e pasura janë më të goditurat tani, por me veprimet e duhura në kohën e duhur- që është kombinimi i testeve dhe distancimit social - Gates vlerësoi se brenda dy ose tre muajve ato vende do të jenë në gjendje të ndalojnë përhapjen e infeksionit dhe të fillojë procesin e rimëkëmbjes së ekonomisë.

"Shqetësohem për të gjitha dëmet ekonomike, por akoma më keq do të jetë mënyra sesi kjo do të ndikojë në vendet në zhvillim, të cilat nuk mund të bëjnë distancimin shoqëror në të njëjtën mënyrë si vendet e pasura dhe aftësia spitalore e të cilëve është shumë më e ulët"./ Burimi BGR