Stil jete

Bitcoin shënon veç rritje pas deklaratës së Trump

Bitcoin shënon veç rritje pas deklaratës së Trump

Bitcoin ka arritur një rekord të ri këtë të hënë, duke kaluar vlerën 106,000 dollarë në tregjet aziatike. Rritja e kriptovalutës për këtë vit është 192%, ku vetëm pas fitores së Trump në zgjedhjet presidenciale të nëntorit, Bitcoin u rrit me 50%.

Donald Trump, i cili dikur e quajti kriptomonedhën një mashtrim, e ka përqafuar teknologjinë e aseteve dixhitale gjatë fushatës së tij. Ai premtoi se do ta shndërronte SHBA-në në “kryeqytetin e kriptove të planetit” dhe sugjeroi krijimin e një rezerve strategjike të Bitcoin, të ngjashme me rezervën strategjike të naftës.

Në një deklaratë për CNBC javën e kaluar, Trump tha:

“Ne do të bëjmë diçka të mrekullueshme me kripto-n sepse nuk duam që Kina apo ndonjë tjetër të na e kalojë. Ne duam të jemi në krye.”

Presidenti i zgjedhur ka emëruar gjithashtu David Sacks, ish-ekzekutiv i PayPal dhe mik i ngushtë i Elon Musk, si drejtues të Shtëpisë së Bardhë për inteligjencën artificiale dhe kriptovalutat.

Gjatë këtij kulmi historik, Bitcoin, kriptomonedha më e madhe dhe më e njohur në botë, arriti një vlerë maksimale prej 106,533 dollarësh. Ndërkohë, Eteri, kriptomonedha e dytë më e madhe, shënoi një rritje prej 1.5%.