Stil jete

Biznesi i Wellness në botë ia kalon edhe ekonomisë gjermane

Biznesi i Wellness në botë ia kalon edhe ekonomisë gjermane
Bamboo Spa&Hammam në Hotel Melia

Wellness është një biznes i madh global me 5.6 trilionë dollarë të ardhura në vitin 2022, sipas një raporti të ri nga Global Wellness Institute, një grup lider në këtë industri. Dhe ky është një lajm i mirë. Jo vetëm për zhvillimin e ekonomisë, po edhe për faktin e rëndësisë që trajtimi i vetes ka marrë vitet e fundit. Këto qendra trajtimi të mirëqenies ofrojnë shërbime si estetike, pra hair style, manikyr, pedikyr, por edhe masazh, banja të ndryshme dhe trajtime bukurie.

Biznesi i Wellness në botë ia kalon edhe ekonomisë gjermane
Bamboo Spa&Hammam në Hotel Melia

Ne në Shqipëri kemi Bamboo Spa&Hammam dhe po ashtu Bamboo Spa&Hammam në Hotel Melia, në Durrës është edhe Healthy Clinic.

Hulumtimi nga organizata jofitimprurëse tha se industria është rritur nga 3.4 trilionë dollarë nga 2013-ta dhe deri në vitin 2027 pritet të rritet me 57% shtesë, për të shkuar në 8.5 trilionë dollarë, rreth dy herë më i madh se produkti i brendshëm bruto i Gjermanisë.

"Ne jemi të befasuar nga qëndrueshmëria e ekonomisë globale të mirëqenies dhe sa shpejt është rikthyer nga pandemia", tha Katherine Johnston, studiuese në këtë fushë.