Stil jete

Bluza verore që ka fiksuar vajzat këtë vjeshtë-dimër

Bluza verore që ka fiksuar vajzat këtë vjeshtë-dimër

Një triko herë e gjatë e herë e shkurtër, duket se është trendi i këtij sezoni vjeshtë-dimër 2021. Edhe pse është e hollë dhe e hapur me vetëm një lidhëse mes dy anëve të bluzës, që do të thotë se vetëm ngrohtë nuk të mban në këtë stinë, është e preferuara e vajzave të njohura, jo vetëm në Shqipëri apo Kosovë. Nora Istrefi e ka veshur gjatë një shëtitje me një palë xhinse. Ishte mes shtatori, kur koha ishte ende e ngrohtë.

Bluza verore që ka fiksuar vajzat këtë vjeshtë-dimër

Kurse disa ditë më parë, me një bluzë të tillë u shfaq edhe Anxhelina Hadërgjonaj në klipin e ri me Flori Mumajesin. Nora e kishte kafe, kurse Anxhelina të kuqe.

Bluza verore që ka fiksuar vajzat këtë vjeshtë-dimër

Ajo që ka në gardërobë dy ngjyra të të njëjtit model, është blogerja italiane Chiara Ferragni. Ajo zgjodhi një rozë dhe një jeshile neon.

Bluza verore që ka fiksuar vajzat këtë vjeshtë-dimër

Bluza verore që ka fiksuar vajzat këtë vjeshtë-dimër

Tiranapost.al