Stil jete

Breshka terapiste që ndihmon fëmijët të ulin stresin

Breshka terapiste që ndihmon fëmijët të ulin stresin

Njihuni me Billy-n, breshkën e mbështetjes emocionale.

11-vjeçari Billy endet shpesh në korridoret e shkollës së mesme në Leicestershire, Angli, me një tullumbace në formë zemre të ngjitur në guaskën e tij - që fëmijët ta shohin atë duke ardhur, megjithëse shumë ngadalë.

Billy madje ka edhe kartën e identifikimit.

Breshka terapiste që ndihmon fëmijët të ulin stresin

Helen Collins, drejtuese e mbështetjes mësimore në shkollë, tha se ai shkon në shkollë me të shumicën e ditëve dhe punon në departamentin e mbështetjes mësimore.

Breshka terapiste që ndihmon fëmijët të ulin stresin

Helen tha se studentëve iu pëlqen të shohin Billy-n pasi ai ka një prezencë qetësuese dhe i ndihmon studentët kur ata ndihen të mbingarkuar ose pak të lëkundur.

“Ai është një breshkë e bukur, argëtuese, e lezetshme që fëmijët thjesht kënaqen duke e parë”, shtoi ajo.