Stil jete

Burrat e gratë xhelozojnë për arsye të ndryshme dhe ka një shpjegim interesant për këtë

Burrat e gratë xhelozojnë për arsye të ndryshme dhe ka

Xhelozia është një ndjenjë e fortë që kur kalon limitet shndërrohet në të rrezikshme. Burrat dhe gratë xhelozojnë për arsye të ndryshme që i shpjegon shkenca.

Plani i evolucionit në veprim

Është e rëndësishme që ne jo vetëm të jetojmë jetët tona, por edhe të krijojmë të reja gjithashtu. Sipas hulumtimit, burrat dhe gratë janë hartuar në një mënyrë të caktuar për të bërë 2 detyra të rëndësishme: të lënë shumë pasardhës dhe të investojnë në mirëqenien e fëmijëve të tyre sa më shumë që të jetë e mundur.

E para u takon meshkujve, kjo është arsyeja pse ata përpiqen të transferojnë gjenet e tyre në gra të ndryshme. Dhe gratë nga ana tjetër, kanë tendencë të përfitojnë nga zgjedhja me kujdes e bashkëshortëve që do të kujdesen më mirë për fëmijët. Dhe ky përcaktim biologjik shpjegon ndryshimet në ato që na bëjnë xheloz.

Burrat duan të jenë të sigurtë

Burrat duan të jenë të sigurtë që pasardhësit që rritin janë vërtet të atyre. I gjithë procesi i shtatzënisë ndodh brenda grave, duke përjashtuar çdo pyetje që fëmija të jetë i tyre, por nuk ka asnjë garanci të tillë për burrat.

Pra, bazuar në këtë fakt, studiuesit shpjegojnë se burrat e konsiderojnë mashtrimin fizik si më keq se atë emocional, pasi e shohin atë si një rrezik për të investuar në fëmijë që s`janë të lidhur gjenetikisht me ta.

Gratë duan më të mirën për fëmijën

Për gratë, shkaku i xhelozisë është e kundërta. Ato dëshirojnë një lidhje të fortë me një partner për të mbrojtur me sukses fëmijët, gjë që përsëri përcaktohet biologjikisht. Kjo është arsyeja pse ato janë më të shqetësuara nga tradhtia emocionale dhe jo fizike. Ajo emocionale rrit rrezikun e braktisjes dhe humbjes së ndihmës së partnerit.

Megjithatë, xhelozia varet edhe nga marrëdhënia

Sidoqoftë, një studim i ri sugjeron që jo vetëm rolet biologjike ndikojnë në këto lloje xhelozie, por edhe perceptimi që kemi për marrëdhëniet. Disa njerëz vlerësojnë pavarësinë e tyre shumë më tepër se gjithçka tjetër dhe distancohen nga lidhjet mbytëse.

Të tjerë ndihen shumë të qetë në marrëdhënien me ndërvarësi dhe janë vazhdimisht nën frikën e humbjes.

*Burimi Bright Side