Stil jete

Burrat tregojnë përse nuk i lajnë duart pasi urinojnë

Burrat tregojnë përse nuk i lajnë duart pasi urinojnë

Ndërkohë që gjithë bota po lutet çdo ditë e më shumë “lani duart”, “mbani higjienën”, për t`u mbrojtur nga koronavirusi, ka ende burra që nuk i lajnë duart pasi urinojnë. Sipas një studimi të vogël të publikuar nga Metro, 69% e burrave nuk i lajnë duart pasi përdorin tualetin dhe pasi urinojnë dhe për këtë kanë njëqind justifikime, duke besuar se sjellja e tyre është krejtësisht normale.

Justifikimet dhe arsyetimet e burrave të pyetur i gjeni më poshtë:

“Njerëzit nuk duhet të harrojnë që organi gjenital është pjesë e trupit të njeriut, ndaj s`kanë përse t`i lajnë duart”.

“E kam nën kontroll higjienën. Do betohesha që organi im gjenital është më i pastër se çdo telefon”.

“Nuk i laj sepse nuk e prek poshtë dhe nuk urinoj mbi dorë”.

“Mos harroni që njerëzit nuk i lajnë duart as pasi teshtijnë ose shfryjnë hundët, apo pasi kanë luajtur me kafshët, kështu që përse t`i lajme ne pasi prekim diçka që është sërish pjesë e trupit tonë”.

“Nuk kam kohë për të humbur që të rri të laj duart pasi urinoj se nuk mendoj që është e nevojshme”.

Në përgjithësi ata pranonin se në tualete publike i lanin duart, por vetëm kur rreth e rrotull kishte njerëz të tjerë, si për të treguar që i laj.

Dhe në fund nuk është as nevoja ta rikujtojmë që moslarja e duarve është një gabim i madh që mund të shkaktojë orë më vonë diarre, të vjella ose edhe më keq akoma koronavirus.

*Artikulli i Metro u përshtat në shqip nga Fabjola Hije