Chris Evans mund të ketë një pasuri të tërë, por që prej 25 shtatorit të 2015-ës, ka mbajtur të njëjtin telefon, një iPhone 6. Ka dalë 7, 8… deri tek 13-ta, por Chris vetëm tani u bind t`i japë lamtumirën telefonin të vjetër. Zgjodhi iPhone 13 Pro.
“Kemi pasur një ecuri të mirë. Do të më mungojë butoni yt i Home”, shkroi Evans në Instagram.
Ndryshe nga tendenca e shumë njerëzve për të pasur të parët modelin e fundit të iPhone, aktori Chris Evans zgjodhi të mbante të njëjtin, për sa kohë të funksiononte mirë.