Cilat janë fjalët më ngushëlluese, përveçse 'Më vjen keq' që s'duhet përdorur
Është e vështirë të thuash ndonjë fjalë kur dikush vdes - e lëre më të gjesh fjalët e duhura.
“Si shoqëri, ne jemi jokomod me vdekjen dhe pikëllimin, hidhërimin. Ne nuk jemi shumë të hapur për të folur për këto tema", thotë Katie Cosgrove, terapiste amerikane.
"Unë mendoj se shumë njerëz, përfshirë edhe veten time, mendojnë se fjalët nuk janë të mjaftueshme për të ngushëlluar dikë”, gjë që e bën të vështirë të kuptojmë se si të artikulojmë ngushëllimet tona.
Edhe pse mund të jetë gjëja e parë që të vjen në mendje, "Më vjen keq" nuk është gjithmonë fjalia më e mirë për të thënë.
Ajo nënkupton egoizëm në një farë mënyre - dhe thjesht nuk është aq ngushëlluese apo empatike sa mënyrat e tjera për të treguar mbështetje.
Cosgrove këshillon gjithashtu që të largoheni nga klisheja e vjetër se "koha i shëron të gjitha plagët".
"Kjo është ajo që të gjithë më thanë kur babai im vdiq dhe nuk është e vërtetë," thotë ajo. “Pikëllimi nuk largohet kurrë. Ndryshon dhe ndryshon, por nuk ikën kurrë”.
Po cilat janë fjalitë që vërtet e ngushëllojnë dikë?
“Nuk mund ta imagjinoj sa e vështirë duhet të jetë kjo për ty dhe po të jap të gjithë forcën dhe dashurinë time. Të lutem, pranoji ngushëllimet e mia."
“Ai juaj ishte një person i mrekullueshëm. E kam këtë kujtim të dashur me të kur [dhe trego një histori duke u zhytur në mendime].”
“A është mirë nëse qëndroj me ty për ndonjë drekë? E di që mund të jesh i ngarkuar këto ditë, me çfarë mund të të ndihmoj unë?"
"Të kam në zemrën time."
"Unë gjithmonë do ta kujtoj buzëqeshjen e tij/ të saj."
"Do të flasësh? Jam këtu të të dëgjoj"
"A do të të përqafoj?"
“Hej, e di që mëngjeset e së dielës ishin një rutinë e veçantë për ty dhe babain tënd. Ju kisha në mendje sot”.