Stil jete

Covid-19 po prek ëndrrat tona

Covid-19 po prek ëndrrat tona

Ankthi, stresi dhe shqetësimi i sjellë nga Covid-19 nuk ka kufi gjatë ditës.

Një studim i kryer nga Shoqata Amerikane e Psikologjisë  thotë se pandemia po prek ëndrrat tona, duke futur më shumë ankth, emocione negative dhe duke nxitur ëndrra për vetë virusin, veçanërisht midis grave.

Në revistën “Dreaming”, studiuesit raportuan për rezultatet e katër studimeve nga e gjithë bota për ëndrrat e njerëzve gjatë pandemisë. Kërkimet e mëparshme kanë treguar që ëndrrat tona shpesh reflektojnë atë që po ndodh në jetën tonë kur jemi zgjuar. Ajo që ndodh tek njerëzit në situatën e pandemisë sipas studimit është e ngjashme me atë që i ndodh njerëzve gjatë katastrofave, sulmeve terroriste apo luftës.

Të gjitha këto studime mbështesin hipotezën e vazhdimësisë së ëndrrave, të cilat janë në përputhje me shqetësimet tona kur jemi zgjuar.