Stil jete

Dekorimet e Halloween-it të këtij çifti dukeshin aq reale, sa fqinjët telefonuan Policinë

Dekorimet e Halloween-it të këtij çifti dukeshin aq reale, sa

Një çift nga Kalifornia nuk i kurseu paratë për të bërë gati shtëpinë për Halloween. Siç e do zakoni, dekorimi nisi që nga jashtë shtëpisë.

Postera me kufoma, skelete, zjarr i improvizuar në një nga dritare dhe tym. Të gjitha këto efekte kanë bërë që fqinjët të telefonojnë 911-ën.

Ndërkaq çifti protagonist i historisë tregoi se janë shumë të dhënë pas dekorimeve festive dhe madje ftojnë të gjithë ata që dëshirojnë, ta vizitojnë shtëpinë e tyre.

*Burimi Yahoo