Del në shitje shtëpia e famshme e filmit ‘Home Alone’
E Martë 28 Maj 2024, 13:56
TiranaPost
Shtëpia e famshme e ‘Home Alone’ del në shitje.
Rezidenca me pesë dhoma dhe gjashtë banja në Winnetka, po shitet për një shumë marramendëse prej 5.25 milionë dollarë.
Që nga publikimi i filmit klasik të vitit 1990 me regji të Chris Columbus, shtëpia ka kaluar në një rinovim ekstrem.
Duke postuar një përshkrim të ambienteve të brendshme, agjentët e pasurive të patundshme The Dawn Mckenna Group, thanë se pronarët aktualë kanë dyfishuar hapësirën e banimit dhe kanë ndërtuar një fushë basketbolli.