Stil jete

Di Gaia... Perëndesha e zonës së Bllokut, në Tiranë

Di Gaia... Perëndesha e zonës së Bllokut, në Tiranë

Rruga “Sami Frashëri” në Tiranë ka kohë që po gëlon nga lëvizjet e njerëzve, që po i drejtohen njëdestinacioni të ri, aty pranë shkollës “Edith Durham”.

Di Gaia... Perëndesha e zonës së Bllokut, në Tiranë

Por mbrëmë, ky segment i kryeqytetit ndriçoi i tëri e zhurmoi edhe më fort, nga hareja e mbërritjes në këtë“stacion të ri” të shijes, ndjesisë së mirë, klasit e argëtimit edhe të shumë prej personazheve të njohur të medias, televizionit, biznesit, sportit e kulturës, si të ftuar në inaugurimin zyrtar të një sipërmarrjeje interesante që ka sjellë (2 në 1): dy restorante në të njëjtin vend, sa të ngjashme në stil aq edhe tëndryshme, që pa diskutim mund të quhet tani trendi mëi ri, mu në zemër të Tiranës, në zonën e Bllokut.

Di Gaia... Perëndesha e zonës së Bllokut, në Tiranë

Garancinë për këtë e jep stili i ri që të mahnit i “Di Gaia” - restorant & dining club dhe historia e suksesit 20 vjeçar, që vjen prej qytetit të Durrësit, me emrin e restorantit “4 stinët”, shkruar me dritë, në të njëjtën tabelë orientuese e prezantuese për çdo klient e për gjithçka preferon ai: në katin e parë kuzhinën mesdhetare, picat e pastat me fëmijët, familjen a shoqërinë, ndërsa një kat më lartë, shumëçka edhe mëspeciale, për veten, partnerin/partneren, shoqërinë.

Di Gaia... Perëndesha e zonës së Bllokut, në Tiranë

E pikërisht për këtë, ia vlen ta prezantojmë më në detaje...

Me një arkitekturë e interier modern, kokteje që mbajnë firmën e bartender-ave me përvojë, restorant Di Gaia ka një kuzhinë unike në shije e cilësi, fokusuar kryesisht te sushi, por edhe te kuzhina aziatike fusion, e cila ndërthuret aty këtu me elemente kulinare nga vende të ndryshme të botës.

Di Gaia... Perëndesha e zonës së Bllokut, në Tiranë

Por pa i mohuar një pjese të klientëve as një prej kuzhinave më të dashura për shqiptarët, asaj italiane, me pasta e risotto të përzgjedhura me kujdes nga shefat e Di Gaia-s. Restoranti ofron gjithashtu receta origjinale me mishra Dry Aged dhe peshk të freskët, duke kënaqur shijet e ndryshme që gjithmonë bëhen arsyeja përse është e vështirë të vendosësh ku të shkosh me njerëzit e dashur.

Di Gaia... Perëndesha e zonës së Bllokut, në Tiranë


E meqë jemi këtu, 4 këndet e veçuara të private dining e bëjnë Di Gaia-n vendin ideal, që edhe të dalësh për një darkë me miq apo familjen, por pa sakrifikuar domosdoshmërisht edhe intimitetin e privatësinë dhe duke e shijuar përvojën në maksimum.

Di Gaia... Perëndesha e zonës së Bllokut, në Tiranë

Janë të gjitha këto arsyet pse drejt këtij destinacioni të ri po shkojnë çdo ditë e më shumë njerëz. Pse të ftuarit e inagurimit zyrtar u larguan prej aty me dëshirën e një rikthimi të shpejtë, aty tek “Di Gaia”, që tashmë mund ta quajmë jo vetëm perëndeshën e tokës e të shijes, por edhe të zonës së Bllokut në kryeqytetin tonë.