Stil jete

Disa arsye pse nuk është mirë t'i shponi veshët fëmijëve deri në një moshë të caktuar

Disa arsye pse nuk është mirë t'i shponi veshët
Çdo nënë që ka një vajzë dëshiron që sa është e vogël t’i shpojë veshët, pasi edhe vëthët kanë bukurinë e tyre. Megjithatë sipas shkencës nuk është e këshillueshme që fëmijëve të vegjël t’i shpohen veshët.

Ja disa arsye pse:

1. Krijon mundësi për infektim.
Sa herë që shponi lëkurën e fëmijës tuaj, krijohet mundësia që infeksioni të hyjë në trupin e fëmijës suaj. Pavarësisht nga masat paraprake të sigurisë, foshnjat kanë një sistem imunitar në zhvillim e sipër që mund të ndikohet nëse nuk trajtohet siç duhet.

2. Është më mirë që fëmija të vendosë vetë për shpimin e veshëve.
Vendimi i takon gjithmonë vetë individit se ç’dëshiron të bëjë në trupin e tij. Në këtë mënyrë, ata do të kenë më shumë kontroll mbi pamjen e tyre. Nëse e lini fëmijën tuaj të marrë përgjegjësinë edhe për shpimin e veshëve, kjo mund t'i ndihmojë të bëhen më të kujdesshëm e të përgjegjshëm.

3. Lëkura e tyre mund të jetë shumë e ndjeshme.
Nuk ka dyshim se një fëmije në moshë të vogël mund t'i duket pak më e dhimbshme shpimi se sa fëmijëve më të mëdhenj.
Shumica e profesionistëve vendosin kremra mpirëse 15 minuta para shpimit të veshit për të ndihmuar në uljen e dhimbjes.

4. Mund të shkaktohen alergji.
Alergjia ndaj nikelit është shumë e zakonshme për fëmijët me veshë të ndjeshëm. Është e rëndësishme të theksohet se bizhuteritë e floririt mund të përmbajnë edhe gjurmë nikeli. Bizhuteritë e veshura me argjend janë më të sigurta dhe ndihmojnë në mbajtjen e veshëve të fëmijës tuaj të shëndetshëm.