Stil jete

Disa zakone të përditshmërisë që po ju shkaktojnë puçra

Disa zakone të përditshmërisë që po ju shkaktojnë
Nëse puçrrat janë pjesë e përditshmërisë suaj dhe ende nuk e dini pse shkaktohen ka mundësi që shkaku të jënë disa zakone të përditshmërisë.

Eksfolimi i tepërt

Shumë janë të fiksuar pas eksfolimit të lëkurës, por nëse e teprojmë, lëkura jonë mund të dëmtohet dhe mund të shfaqen puçrra.

Pra, nëse e bëni eksfolimin e tepërt të lëkurës tuaj, është e rëndësishme ta hiqni këtë zakon sa më shpejt të jetë e mundur nëse nuk dëshironi që këta të ftuar të padëshiruar t'ju bëjnë një vizitë çdo javë.

Nuk e pastroni mjaftueshëm lëkurën tuaj

Ashtu si eksfolimi i tepërt është i dëmshëm për lëkurën tuaj, asnjë eksfolim fare është edhe më i keq. Nëse keni lëkurë të yndyrshme ose të kombinuar është e rëndësishme që ndonjëherë ta mbani lëkurën tuaj të pastër dhe pa yndyrë. Sepse grumbullimi i tepërt i vajit dhe papastërtia mund të bllokojë poret tuaja dhe mund të shkaktojnë puçrra.

Pra, sigurohuni që të lani ose eksfoloni fytyrën sipas nevojës, rregullisht.

Mos ushtroni forcë gjatë aplikimit të produkteve në lëkurë

Është e domosdoshme të kuptojmë se lëkura e fytyrës është delikate dhe duhet të trajtohet me kujdes. Pastrimi i fuqishëm mund ta dëmtojë atë dhe mund të shkaktojë puçrra.

Fjetja me make-up

Pothuajse të gjithë ne e bëjmë këtë, të paktën një herë në jetë. Qoftë kur kthehemi nga një festë natën vonë ose pas një dite të gjatë pune, kur ndihemi shumë të lodhur për të hequr make-up.

Megjithatë, është gjëja më e keqe për t’u bërë. Produktet e make-up-it përmbajnë kimikate që mund të irritojnë lëkurën nëse lihen për periudha të gjata kohore.