Stil jete

Diskutimi mbi efektet shëndetësore dhe e vërteta e konsumimit të vezëve

Diskutimi mbi efektet shëndetësore dhe e vërteta e konsumimit

Shumë vende të botës po iu kërkojnë qytetarëve të tyre të qëndrojnë në shtëpi për shkak të pandemisë Covid 19. Kjo gjë ka bërë që ti kushtojmë më shumë rëndësi dietës sonë ushqimore në mënzrë që të këmi imunitet më të fortë.

Nëse do të kishte një ushqim i përsosur, vezët do të ishin një pretendente mjaft e mirë. Ato janë lehtësisht të gjindshme, të lehta për tu gatuar, të përballueshme dhe të mbushura me proteina.

"Veza ka për qëllim të jetë diçka që ka të gjithë përbërësit e duhur për të rritur  imunitetin e organizmit pasi ka shumë lëndë ushqyese", thotë Christopher Blesso, profesor i asociuar i shkencës ushqyese në Universitetin e Connecticut në SH.B.A.

Ngrënia e vezëve së bashku me një ushqim tjetër mund të ndihmojë trupin të thithë më shumë vitaminat.

Studimet kanë zbuluar se shtimi i një veze në sallatë mund të rrisë marrjen e vitaminës E nga sallata.

Por për dekada, ngrënia e vezëve ka qenë gjithashtu e diskutueshme për shkak të përmbajtjes së të lartë të kolesterolit.

Një e verdhë veze përmban rreth 185 miligramë kolesterol, e cila është më shumë se gjysma e sasisë 300mg që ne duhet të marrim në një ditë.

Për më tepër, ka pasur pretendime të pambështetura shkencërisht, që vezët mund të mbrojnë nga virusi Covid, ose të tjera që kanë qenë përgjegjëse për shpërthimin e tij.

E vërteta për ngrënien e vezëve…

Diskutimi mbi efektet shëndetësore të vezëve është zhvendosur pjesërisht sepse trupat tanë mund të kompensojnë kolesterolin që konsumojmë.

Në një shqyrtim të 40 studimeve në vitin 2015, Johnson dhe një ekip studiuesish nuk mundën të gjenin ndonjë provë përfundimtare mbi marrëdhëniet midis kolesterolit dhe sëmundjeve të zemrës.

“Kolesteroli është i dëmshëm kur oksidohet, por antioksidantët në vezë parandalojnë që ai proces të ndodhë”, ka thënë Getty, një tjetër studiues.